
Fadil Fazliu pret 17-vjetorin e Pavarësisë në Hagë, djali i tij Fahri Fazliu i ri me urim prekës
17 shkurt 2025
| 16:12
“Urime Kosovë 17 vjetori i Pavarësisë, Urime shqiptarë kudo që jeni!
Urime dhe për ty baboki jonë, Fadil Fazliu!
Një respekt i veçantë për të gjithë Çlirimtarët që padrejtësisht po mbahen në Burgun e Hagës.
Uroj që të gjithë të ktheheni në atdheun që e çliruat dhe në shtetin që themeluat!
Krenari e përjetshme të gjithë atyre që kontribuan për Pavarësinë dhe Lirinë e Kosovës.
Lavdi gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit.
Liri për gjithë Çlirimtarët!”, shkruan në këtë urim Fahri F. Fazliu.