Fadil Fazliut i refuzohet lirimi me kusht, mbetet në paraburgim

08 dhjetor 2024 | 16:20

Ish-luftëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliut i është refuzuar kërkesa me lirim me kusht ku ofroi 2 mijë e 550 euro dorëzani si dhe u urdhërua caktimi i masës së paraburgimit ndaj tij me një periudhe dymujore.

“Prandaj duke marrë parasysh të gjitha parashtrimet e palëve, vendos që z.Fazliu duhet të mbetet në paraburgim. Arsyet për paraburgimin tuaj z.Fazliu janë të njëjta që parashtrohen në vendimin në fjalë paragrafi 43 dhe 81-91 që duhet lexuar bashkë me vendimin aktual”, tha gjyqtarja e procedurës paraprake.

Fillimisht ajo tha e se asnjë prej argumenteve të mbrojtjes nuk e ndryshojnë konstatimin e saj që ka bërë në vendimin për lëshimit e urdhrit për arrestimin e Fazliut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pasi shqyrtova të gjitha argumentet, konstatoj se asnjë nga argumentet tuaj, avokat mbrojtës nuk ndryshojnë vlerësimin që kam bërë unë të parashikuara në nenin 41 (6) të ligjit që këto kushte përmbushen. Unë kam dhënë pra vendimin tim dhe në bazë të se cilit është bërë arrestimi… duke mos pasur argumente të tjera konkrete, nuk jam e bindur se nuk ka prova që mbështesin konstatimin e nenit 41 (6) të Ligjit”, tha gjyqtarja.

Gjyqtarja tha se tashmë i akuzuari i ka marrë parashtrimet lidhur me kërkesën e ZPS-së për arrestimin e tij dhe se ai do të marrë gjithashtu aktakuzën materiale brenda 30 ditësh.

“Gjithashtu nuk jam e bindur që z.Fazliu nuk është në rrezik arratie. Gjithashtu mendoj që Z.Fazliu i ka mjete dhe mundësinë të arratiset duke udhëtuar në juridiksione të cilat nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Kosovën përfshirë Shqipërinë edhe pse nuk ka një pasaportë shqiptare. Fakti që z.Fazliu ka lidhje familjare në Kosovë vetëm pjesërisht e zbut por nuk e pakëson rrezikun e arratisjes ë tij sidomos duke pasur parasysh akuzat e bëra ndaj tij dhe rolin e tij dhe djalit të tij. Fakti që ka kujdes të posaçëm mjekësor nuk lidhet me rrezikun e arratisjes sepse ai mund të trajtohet edhe gjetkë”, tha tutje gjyqtarja

Ndërsa sa i takon rrezikut të pengimit të ecurisë së çështjes gjyqësore dhe përsëritjes së veprave, gjyqtarja konstatoi se asnjë nga argumentet e mbrojtjes nuk kanë vënë në diskutim konstatimet e bëra në vendimin për arrestim.

“Prandaj duke marrë parasysh të gjitha parashtrimet e palëve, vendos që z.Fazliu duhet të mbetet në paraburgim. Arsyet për paraburgimin tuaj z.Fazliu janë të njëjta që parashtrohen në vendimin në fjalë paragrafi 43 dhe 81-91 që duhet lexuar bashkë me vendimin aktual”, tha .

Gjyqtarja tha se Fazliu përben rrezik të arratisjes, pengimit të procedurave gjyqësore si dhe kryerjen e krimeve të tjera.

“As kushteve që propozoni ju apo avokati mbrojtës, as një kusht që mund t’i vendoset z.Fazliu nuk do të ishte i aftë që të zbuste rrezikun e tij.  Do ta rishikojë arsyet e paraburgimit tuaj brenda dy muajsh apo përpara nëse ndryshojnë rrethanat apo nëse bëhet kërkesë sipas ligjit”, tha gjyqtarja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ngritur…