Fadil Geci thotë se Ganiu është ‘shpirtpastër’, avokati ia qet videon e rrahjes në LDK
Fadil Geci, vëllai i Gani Gecit, e përshkroi këtë të dytin “si shpirt të pastër” teksa foli në Gjykatën Speciale ku po dëshmon kundër krerëve të UÇK-së
Kështu ai e përshkroi të vëllanë gjersa mundohej të arsyetonte lidhjen e tij të fortë me LDK-në dhe komunikatën 59 të UÇK-së për të cilën thotë se e ka shkruar ish-presidenti Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net.
Por kështu nuk mendon mbrojtja e Thaçit me në krye avokatin Luka Misetiq.
Ky i fundit, lëshoi në sallë videon e rrahjes në Kuvendin e LDK-së në nëntor të vitit 2006, ku akter kryesor ishte pikërisht Gani Geci.
Avokati madje iu drejtua Gecit duke i thënë se si ishte e mundur që të ketë shpirt të pastër dikush që ishte i dhunshëm, e për më tepër, është dënuar për vrasje.
Pjesë nga biseda:
Avokati: Personi që rri në këmbë me xhaketë është vëllau juaj apo jo?
Avokati: Është një takim i LDK-së, kështu? Ma thuaj se përse vëllezërit u bënë të dhunshëm në një takim të LDK-së, duke përfshirë Gani Gecin që ti the se është një shpirt i pastër.
Fadil Geci: Ka reaguar pastër. Mos shkatërroni gjithçka. Personi që ka shkatërruar LDK-në është Fatmir Sejdiu që ka pas marrëveshje me këta mu ba kryetar e do të marrë përgjegjësi. Ai e ka shkatërru LDK-në, zyrtare publike është qikjo e vërteta. Lutja ka qenë mani mos boni kështu. Moni mos e boni këta. Edhe u pa që u kanë dom. Ai si president ka ba gabime ka shkel Kushtetutën ka ba negociata me nda Kosovën. Ramushi e ka shpëtu mos me da Kosovën.
Avokati: Kush ishte personi që e filloi këtë punë, që e qëlloi i pari personi tjetër me karrige.
Fadil Geci: Gjysa e delegatëve prej Amerike e Europe kërkojshin mos me shkatërrue. /Lajmi.net/