Fadil Nura jep dorëheqje nga pozita e deputetit

02 nëntor 2021 | 11:20

Fadil Nura ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës pas fitores së zgjedhjeve lokale për kryetar komune në Skenderaj.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se do të jetë i nderuar që t’ju shërbejë qytetarëve të Skenderajt.

“Të dashur qytetarë, ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë.
Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me pergjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin”, ka shkruar Nura në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla,…