Fadil Nura zëvendëson Kadri Veselin në pozitën e deputetit

13 nëntor 2020 | 16:31

Rregullorja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  (KQZ) parasheh që në rast se një deputet largohet nga pozita e tij për arsye të ndryshme, pasohet nga një kandidat që ka më së shumti vota, sipas gjinisë së njëjtë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputeti Kadri Veseli, ditën e konfirmimit të aktakuzës ndaj tij vendosi që të jap dorëheqje nga pozitat publike e partiake.

Si rrjedhojë i bie që kandidati për deputet nga PDK-ja është Fadil Nura, i cili pritet ta zë ulësen e Veselit në Kuvendin e Kosovës, pasi ka 8 959 vota më shumë sesa kandidatët e tjerë që kanë garuar në listën e PDK-së, të cilët nuk kanë arritur të hyjnë në Kuvend.

Ndryshe, në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në nenin 112,pika 2 thuhet: “Një anëtar i Kuvendit të Kosovës mandati i të cilit përfundon në pajtim me nenin 112 pika 1, zëvendësohet nga kandidati i ligjshëm në radhë i të njëjtës gjini i cili ka fituar numrin më të madh të votave të listës së riorganizuar të kandidatëve të subjektit politik në emër të së cilës garoi anëtari”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR-i në Kosovë ka komandantin e ri. Gjeneralmajor Franco Federici…