Fadil Shurdhaj del pozitiv në testin për Covid

06 shtator 2020 | 13:14

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije Shurdhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Me këtë rast, ai u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që t’i repsktojnë masat anti-Covid.

“Të nderuar kolegë,shokë dhe dashamirë, dua t’ju njoftoj që pas disa ankesave, më datë 05.09.2020 (ditë e shtunë) jam testuar për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv.
I lus kolegët dhe shokët me të cilët kam qenë në kontakt kohëve të fundit të kenë kujdes të shtuar shëndetësor dhe në rast të ankesave të kontaktojnë IKSHPK-në. Po ashtu ju njoftoj që nuk do të jem pjesë e punës së përditshme, deri në komfirmimin e shërimit tim të plotë. Ju bëjë apel të gjithëve që të respektojnë masat dhe ruani shëndetin tuaj, sepse ky virus nuk qenka për t’u neglizhuar”, ka shkruar Shurdhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në revisten italiane “Chi” janë publikuar fotografi të Flavio Briatore…