Ajo ka një karrierë të gjatë në moderim dhe konsiderohet si veterane e kësaj fushe. Lajmëtarja me prejardhje nga Prizreni, me mënyrën e veçantë të prezantimit dhe sharmin e saj ishte një nga moderatorët më të dashura të televizionit publik.
Ajo ishte dhe bashkëjetoi me publikun gjatë gjithë karrieres së saj, duke qenë ndër imazhet qendrore televizive që depërtoi përmes ekranit në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve duke u ndarë me ta lajme të ndryshme, në ditë të mira e të vështira.
Fadile Kryeziu, më herët kishte punuar në RTP ndërsa prej vitesh të tëra edhe në RTK. Lidhur me përfundimin e angazhimit të Fadile Kryeziut, ka shkruar djali i saj, Taulant Kryeziu përmes një postimi në Facebook.
“Ky ishte edicioni i fundit i lajmeve qendrore të natës pas 45 viteve në RTP/RTK. Nanë je krenari e familjes tonë, mburremi me ty dhe të kemi udhërrëfyes të jetës. Dashuria, kujdesi, korrektësia dhe integriteti mbetën personifikim i figurës tënde. Të duam sa nuk thuhet. Të paqim për jetë”, ka shkruar Taulant Kryeziu.