Fadlalla dhuron 100 pako ushqimore dhe 100 thasë me miell për familjet skamnore të Skenderajt

13 maj 2020 | 15:56

Ibrahim Fadlalla nga Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, ka dhuruar 100 pako ushqime dhe 100 thasë miell për familjet në nevojë në komunën tonë, në këtë kohë pandemie.

Në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, kryetari Bekim Jashari, ka falënderuar Ibrahim Fadlallën për përkrahjen që i ka dhënë komunës sonë në këtë situatë.

Komuna e Skenderajt është angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresën e saj ta dërgojnë në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se…