Fagioli pezullohet për shtatë muaj
17 tetor 2023
| 16:03
Skandali i basteve me futbollistët italianë ka qenë një ndër temat kryesore të medieve sportive nëpër Evropë ditëve të fundit.
Tonali, Zaniolo, Fagioli dhe të tjerë kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje për të cilën pritet që të dënohen.
Një raportim së fundmi nga “Sky Sports” ka theksuar se mesfushori i Juventus Nicolo Fagioli është pezulluar për shtatë muajt e ardhshëm.
Sipas gjigantit medial, Juventus pritet që ta zyrtarizojë shumë shpejt njoftimin për vendimin ndaj mesfushorit.