Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia përjetësohen në pullat postare të Kosovës (Foto)
02 nëntor 2018
| 15:45
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se nga e premtja figurat e dëshmorëve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia janë përjetësuar në pullat postare të Republikës së Kosovës, për lirinë e të cilës e dhanë jetën.
“Posta e Kosovës, me këtë akt i ka dhënë historisë sonë të re një dimension tjetër – shpirtin kolektiv të personifikuar në imazhet e dy heronjve. Këto dy figura, që janë shndërruar tashmë në ikonat e shtetit të Kosovës, do t’i rrëfejnë botës sakrificën e popullit tonë për liri”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/