
Fahri Fazliu i ri: Për ne që të njohim do të mbetesh gjithmonë HERO!
26 shkurt 2025
| 15:13
Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara në Hagë ka hedhur poshtë kërkesën e Salih Mustafës që t’i zbutet dënimi prej 15 vjetëve burgim.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar në “Facebook” Fahri Fazliu i ri, nipi i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut.
Ai ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme.
“Komandant i UÇK-së, Salih Mustafa – Cali, E di që gjithmonë qëndron i fortë! Për ne që të njohim do të mbetesh gjithmonë HERO! Lavdia e luftës tënde çlirimtare dhe respekti për ty do të jetë gjithmonë!”, ka shkruar Fahri Fazliu i ri.