Fahri Fazliu i ri po mbahet në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë
17 prill 2024
| 10:57
“Epoka e re” më herët ka raportuar për arrestimin e Fahri Fazliut të ri nga Gjykata Speciale.
Sipas burimeve, ai po mbahet në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë dhe familjarët janë në pritje të lirimit të tij.
Fahri Fazliu gjatë kohës së luftës ishte vetëm 8 vjeç.
Ndërsa ai para 2-3 viteve ka qenë i ftuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit.
Ndaj arrestimit të tij, ka reaguar kryetari në detyrë i OVLUÇK-së, Faton Klinaku.
“Hajde poshtërsi hajde”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.