Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit

25 nëntor 2024 | 08:28

Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin sot do të mbajnë konferencë për media me fillim nga ora 11:00.

Në njoftimin e lëshuar të shtunën nga kjo korporatë, thuhet se do të demantohet shpifjet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë. Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë. Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci”, thuhej në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në…