Faik Fazliu, Xhelal Sveçlës: Nuk jam legen si ti me i sulmu policët
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu, ka reaguar në llogarinë e vet në “Facebook” për arrestimin e tij mbrëmë në një kafeteri në Prizren.
Mediat raportuan se Fazliu është arrestuar pasi ka kanosur zyrtarin policor, por në një video të publikuar shihet rasti mirë. Faik Fazliu, i cili është edhe invalid i UÇK-së, nga zyrtari policor përplaset për toke.
Faik Fazliu ka drejtuar akuza në drejtim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke theksuar se kurrë nuk i ka sulmuar policët. “Kurrë në jetën time nuk jam shitë i fortë në raport me institucionet sepse unë kam bërë diçka për këtë vend!”, ka shkruar Fazliu.
Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Xhelal rrugaçi une nuk jam legen si ti me i gjujte e sulmu policet dhe kurre ne jeten time nuk jam shite i forte ne raport me institucionet sepse une kam bere dicka për këtë vend!
Andaj ti rrugaç qe je veshur me petkun e ministrit ndali sojin tend dhe mos i mvesh me petkun e institucioneve dhe shtetit për ti fyer e sulmuar njerezit qe s’bejne asnje faj të vetem!!
Po pajtohem askush mbi ligjin,por edhe askush e as ti bandit e rrugaç mos u mundo me shfrytezu gjoja ligjin për te luajtur të “FORTIN” ti je vetem nje legen dhe rrugaç (i veshur me pushtet)asgje me shume!
P.S shife veten tende rrugaç ordiner ne foto je TI apo jo!