Faji për mosliberalizim të vizave është i dyanshëm
05 dhjetor 2018
| 08:15
Njohësi i integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli, fajin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën ua ka hedhur institucioneve të Kosovës dhe të BE-së.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se asnjëra palë në këtë proces nuk ka qenë korrekte.
Qorrolli ka bërë me dije se institucionet vendore kanë përgjegjësi për mospërmbushjen e kriterit për luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndërsa, sipas tij, BE-ja është përgjegjëse për vendosjen e kritereve jo të arsyeshme për Kosovën në këtë proces.
Qorrolli ka shprehur skepticizëm se do të mund të bëhet diçka në këtë proces gjatë vitit 2019.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)