Fajin për tërheqjen e njohjeve Abazi e hedh te diplomacia dhe Presidenti
Zëvendëskryeministri i dytë në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi, ka komentuar fushatën e Serbisë kundër njohjeve të shtetit të Kosovës.
Abazi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se çnjohja nga Sierra Leone ka qenë një veprim i paralajmëruar qysh moti.
“I kam thënë Enver Hoxhajt dhe Edita Tahirit në atë kohë se hyrja në dialog pa asnjë strategji, i vendos në pauzë njohjet e reja”.
“Serbia brenda një muaji ka rritur të bind Sierra Leonen për të tërhequr njohjen”, tha ai.
Zëvendëskryeministri i dytë në Qeverinë e Kosovës thotë se gabim historik ka qenë futja në një dialog që në atë kohë është konsideruar vetëm teknik e që më pas u bë politik.
Abazi thotë se tërheqja e njohjeve është proces i dështimit të diplomacisë kosovare në përgjithësi.
“Institucionet tona kanë humbur kredibilitetin. Presidentin askush më nuk e pret me protokoll sepse është rrëzuar përtokë forma e ushtrimit të diplomacisë”.
Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, thotë se Presidenti qëllimisht është duke iu ikur takimeve me kryeministrin Kurti.
Ai hedh dyshime për ato që Presidenti është duke i diskutuar në SHBA me zyrtarë të ndryshëm.