Fajoni: BE-ja është marrë peng nga Franca, vazhdon të minojë interesin tonë në Ballkan
Eurodeputetja Tanja Fajon ka thënë se Bashkimi Evropian është marrë peng nga Franca që nuk kupton dhe vazhdon të minojë interesin tonë në Ballkan.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dje dritën jeshile për të hapur bisedimet me BE. Megjithatë PE mbetet një aleat i fortë”, ka deklaruar Fajon.
Sipas saj me këtë vendim, besueshmëria e unionit u shkatërrua.
“Franca po luan një lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se ne të gjithë do të paguajmë çmimin e kësaj”, ka thënë Fajon, duke shtruar se kjo është e papranueshme.
“Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer që humbën një tjetër mundësi për të demonstruar se zgjerimi vlen dhe kështu ne mbajmë premtimet tona. BE është marrë peng nga Franca që nuk kupton dhe vazhdon të minojë interesin tonë në Ballkan”, ka nënvizuar Fajon./ATSH/