Fajon kërkon që Kosova dhe Serbia t’i nisin negociatat për propozimin franko-gjerman

16 janar 2023 | 12:09

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i fillojnë negociatat për planin franko-gjerman.

Fajon ka theksuar se “të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ndërsa shtoi se Kosova duhet të përpiqet t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.

Ajo, në një konferencë për medie pas përfundimit të takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka përmendur edhe situatën në veri që ishte javë më parë.

Fajon ka theksuar se Sllovenia e mbështet rrugën e integrimit evropian të Kosovës.

Ajo përmendi liberalizimin e vizave, duke thënë se vendimet e fundvitit ishin “sukses i përbashkët”.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë. Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet të të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve nuk duhet të bëhet eskalimi i gjendjes atje”.

“Të fillojnë negociatat, që të flasin në lidhje me propozimin e sponsorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Fajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në…