Fajoni: Demarkacioni duhet të votohet
20 mars 2018
| 15:41
Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, shpreson se deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.
“Nuk është e lehtë. Pajtohem me Behgjet Pacollin, por disa gjëra thjesht duhet të bëhen. Për interesin e qytetarëve të Kosovës. Unë do të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe do të bëjë gjithçka për ta mbështetur Kosovën drejt liberalizimit të vizave. Lutem për ju!”, ka shkruar Fajoni në llogarinë e vet në “Twitter”.