Fajoni shpreson se Parlamenti Evropian do të votojë për heqjen e vizave për Kosovën
13 shtator 2018
| 10:58
Parlamenti Evropian do të votojë sot rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i hiqen vizat.
Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat e Parlamentit.
Kjo e fundit në një postim në llogarinë e saj në “Twitter” shpreson se Parlamenti Evropian do të votojë në favor të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.
“Parlamenti Evropian pritet që të votojë në favor të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Fajon.
/Epoka e re/