Fajoni takohet me Avramopoulosin, flasin për heqjen e vizave për Kosovën
28 mars 2018
| 16:44
Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, është takuar me komisionarin për migrim dhe çështje të brendshme të Bashkimit Evropian (BE), me të cilin ka biseduar për liberalizimin e vizave për Kosovën pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.
“Takim me komisionarin Avramopoulos sot. Ne kemi bashkëpunim të frytshëm në shumë çështje të brendshme të BE-së si dhe në përpjekjet e përbashkëta për ta hequr regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Fajon në llogarinë e vet në “Twitter”.