‘Fake news’ – Matoshi i rendit lajmet e rreme të Qeverisë
29 gusht 2023
| 22:04
Analisti politik, Halil Matoshi në emisionin “Politiko” ka folur rreth artikullit të fundit të publikuar gjatë ditës së sotme nga revista britanike, “The Economist”.
Sipas tij ky është vetëm një tekst i paguar me pare të taksapaguesëve Kosovar, raporton Gazeta10.
“Politika në Kosovë është plotësisht qesharake, problemi është që nuk bazohet në realitet por në “Fake News”, Fake News për mu është kinse revista londineze ‘The Economist’ e ka lavdëruar ekonominë në Kosovë, ky është vetëm një tekst i paguar me pare të taksapaguesëve kosovar, dhe është vetëm një reklamë”, tha ai në Politiko.
Ai shton se Qeveria po i mashtron prindërit sa i përket teksteve shkollore, dhe se librat kushtojnë 50 euro, gjë që sipas Matoshit nuk është e vërtetë.