Fakulteti Filozofik organizon tryezë për Ditën e Evropës
07 maj 2018
| 12:34
Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, për nder të ditës së Evropës, më 9 maj, organizon tryezën me temën “Integrimi i pjesshëm apo i tërësishëm i Ballkanit Perëndimor në BE”.
Në këtë tryezë përveç personelit akademik të UP-së, do të jenë të pranishëm edhe të ftuar tjerë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe njohës të fushave qe lidhen me procesin e përafrimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
Tryeza fillon nga ora 9:00 në ambientet e Fakultetit Filozofik, Salla Nr. 302.
/Epoka e re/