![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/272660571_1269559560189212_3901033972997460136_n.jpg)
Fakulteti Filozofik pasurohet me një fond të ri librash
Biblioteka e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është pasuruar me një fond të ri librash.
Blerja e këtyre librave është bërë nën mbikëqyrjen e Prodekanit për Kërkime Shkencore në këtë fakultet, Prof. Ass. Dr. Adem Beha.
“Biblioteka e Fakultetit Filozofik është pasuruar sot me një fond të ri librash. Nën mbikëqyrjen e Prodekanit për Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Adem Beha, Fakulteti Filozofik ka blerë një fond librash, që janë përzgjedhur kujdesshëm në bashkëpunimin me departamenet e fakultetit tonë. Fakulteti Filozofik do të përkujdeset që stafi akademik dhe studentët të kenë qasje në burime akademike, që janë të domosdoshme për procesin e kërkimit shkencor dhe mësimdhënien cilësore”, është thënë në njoftimin e Fakultetit Filozifik.