Fakulteti i Arteve mbështet iniciativën që lulëkuqja të bëhet simbol i unifikuar i gjenocidit

06 janar 2023 | 21:18

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës, pas propozimit publik dhe mbështetjes së shumanshme, që ka gëzuar e po gëzon përditë, i ka dhënë mbështetje dizajnit të lulëkuqes, si simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Profesorët e poshtëshënuar, të këtij fakulteti, e mbështesin, pa rezervë, idenë e propozuar që dizajnimi, përkatësisht logoja e Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, të miratohet në instancat kompetente dhe të shndërrohet në simbolin zyrtar, përkatësisht në shenjën identifikuese për kujtimin e gjenocidit në Kosovë; Logoja, pra simboli i propozuar nga kjo Qendër, është ideuar, konceptuar dhe e mirërealizuar, në të gjitha aspektet e saj përmbajtësore, formale, artistike dhe estetike, prandaj, në gjykimin dhe bindjen tonë të thellë, si i tillë, ky simbol i plotëson të gjitha kushtet profesionale, të domosdoshme, për të qenë një simbol unik, zyrtar dhe identifikues për kujtimin e gjenocidit, që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit. Nga pikëpamja kuptimore, Lulëkuqja është gjetje adekuate, që identifikon origjinalitetin, autenticitetin, por edhe shpreh simbolikën e ngjyrave. Ndërsa, nga pikëpamja artistike, vlerësojmë se Lulëkuqja është rimodeluar me gjetje, ide e invencion artistik, çka e bën këtë propozim të veçantë edhe unik në raport me simbolikën dhe mesazhin që përçon propozimi; Mbi të gjitha, ne mendojmë se Kosova dhe shqiptarët, në përgjithësi, kanë nevojë për një simbol të veçantë, që shpreh më së miri dhimbjen e pafund për tragjeditë, për dhunën, mizoritë e përjetuara, por edhe ndjenjën e përkujtimit, respektit dhe nderimit, për të gjitha viktimat e gjenocidit në Kosovë, prandaj vlerësojmë se ky propozim, më së miri, i plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë simboli zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë. Ne vazhdojmë të besojmë se mënyra më e mirë dhe e më e duhur është që të kujtojmë për të mos harruar, prandaj, ky simbol na duhet që të përkujtojmë vazhdimisht, e të mos harrojmë asnjëherë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Fakultetit të Arteve.

Profesorët e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës:

Prof. dr. Hazir Haziri, aktor, dekan i fakultetit

Prof. Mehmet Behluli, piktor, prodekan

Prof. Asc. Besar Zahiti, akor, prodekan

Prof. Asc. Drinor Zymberi, kompozitor, prodekan

Prof. Adem Rusinovci, skulptor

Prof. Faik Krasniqi, dizajner

Prof. Ismet Jonuzi, skulptor

Prof. Eshref Qahili, piktor

Prof. Bardhyl Bejtullahu, grafist

Prof. Mirsad Lushtaku, grafist,

Prof. Visar Mulliqi, piktor,

Prof. Betim Krasniqi, trombonist

Prof. Blerim Grubi, violinist

Prof. Misbah Kaqamaku, pianist

Prof. Sylejman Kllokoqi, kameraman

Prof. Trimor Dhomi, kompozitor

Prof. Ismet Sijarina, regjisor filmi,

Prof. Agnes Nokshiqi, aktore

Prof. Valbona Rexhepi, piktore

Prof. Drita Begolli, regjisore, aktore

Prof. Agim Selimi, regjisor teatri,

Prof. Asc. Fatmir Hoxha – skulptor

Prof. Asc. Sabri Shaqiri, skulptor

Prof. Asc. dr. Arian Krasniqi, skenarist, dramaturg

 

Prof. Asc. Shkumbin Bajraktari klarinetist

Prof. Asc. Ekrem Xani, regjisor filmi

Prof. Ass. Guri Çavdarbasha, skulptor

Prof. Ass. Rreze Kryezi Breznica etnomuzikologe

Prof. Ass. Mjellma Goranaci, dizajner

Prof. Ass. Vlora Ismaili Kosumi, dizajnere

Prof. Ass. Zeni Ballazhi, dizajner

Prof. Ass. dr. Rrezeart Galica, dizajner

Prof. Ass. Genc Rezniqi, dizajner

Prof. Ass. Yllka Fetahaj, dizajnere

Prof. Ass. Latif Hasolli, kameraman/montazher,

Prof. Ass. Isak Duraku, kameraman

Ass. Ariana Nila dizajnere

Ass. Jeta Bajrami skenografe

Luan Kryeziu, ligjerues, Regjisor

Bekim Sele, ligjerues, Regjisor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka biseduar në telefon me kancelarin…