Fakulteti i Filologjisë sot organizon mbledhje përkujtimore për profesorin Shefki Sejdiu
28 korrik 2023
| 08:46
Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës do të organizojë sot një mbledhje përkujtimore për ta nderuar dhe kujtuar jetën dhe veprën e profesor Shefki Sejdiut.
Mbledhja do të nisë në orën 09:00 në Fakultetin e Filologjisë në sallën “Idriz Ajeti”.
Sejdiu ka qenë edhe deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.