Fakulteti Juridik shënon 5-vjetorin e themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”
Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka”, Sadik Haxhiu, pasi ka uruar të pranishmit për 5-vjetorin e universitetit, ka prezantuar punën, të arriturat dhe pritjet e fakultetit që ai drejton.
Ai tha se në UKZ ka shumë aktivitete dhe po punohet që të ketë më shumë decentralizim, në mënyrë që t’i japin angazhim edhe njësive akademike.
Kurse Dukagjin Leka prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ, njëherësh profesor në Fakultetin Juridik, ka prezantuar të arriturat e Universitetit “Kadri Zeka” në fushën e ndërkombëtarizimit, projekteve dhe bashkëpunimeve.
Ndërsa Fejzullah Hasani profesor në Fakultetin Juridik të UKZ-së, ka folur rreth zhvillimit të lëndës Klinika Juridike – Penale me raste reale, përmes së cilës studentët trajnohen për shkathtësi praktike me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit juridik në Kosovë.