Falcao firmos për Vallecanon

02 shtator 2021 | 12:25

Radamel Falcao rikthehet në Spanjë, ku firmosi për dy vjet me skuadrën e Rayo Vallecanos.

Kolumbiani u transferua me parametër zero tek ekipi i drejtuar nga Andoni Iraola, pasi arriti të mbyllte me konsesus kontratën që e lidhte me turqit e Galatasarayt, ku u transferua në vitin 2019.

35-vjeçari gjatë dy sezoneve në Superligën Turke u aktivizua 43 herë dhe realizoi 20 gola. Falcao, i cili ka një karrierë të pasur, pasi më parë është aktivizuar për klube të mëdha si Atletico Madrid, Chelsea, Manchester United, Chelsea e tjerë, është afrimi që ekipi i Vallecanos priste për ta përforcuar repartin e sulmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në klinikat Covid-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe…