Falcao në Real Madrid?

22 gusht 2018 | 15:05

Sulmuesi Radamel Falcao mund të jetë lojtar i ri i Real Madridit.

Mediet në Kolumbi kanë raportuare se skuadra spanjolle është e interesuar për sulmuesin e Monacos, i cili edhe në të kaluarën kishte qenë në listën e Realit.

Përvoja e madhe në La Ligë dhe numri i golave që shënon Falcao ka bërë që drejtuesit e Realit ta kërkojnë si zëvendësues të Karim Benzemas. Kjo lëvizje në klubin mbretëror konsiderohet si e përkohshme për faktin se Reali ende nuk ka gjetur një zëvendësues ideal për Cristiano Ronaldon.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka bërë me…