Humanisti Adnan Hyseni ka njoftuar se është arritur shuma e nevojshme për trajtimin shëndetësor të polices Visare Hyseni.
Falë bamirësve, arrihet shuma e kërkuar për shërimin e polices Visare Hyseni
Policja Visare Hyseni është diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute për shërimin e së cilës nevojiten 155 mijë euro.
Adnani ka njoftuar se kjo shumë tashmë është arritur duke e shpallur të mbyllur iniciativën humanitare.
“Visare unë vetëm jam mundu që pak për ty me kontribu, shokat me kanë ndihmua, kombi shqiptar më ka besua e ty të kanë ndihmua. Visare tash ti lufto për ne, për familjen, uniformen, kolegët dhe krejt kombin. Ne besojmë se je me e fort se sëmundja e pabesë dhe të presim triumfuese me emër Zotit. Për fund duke ju falënderua secilit BAMIRES veç e veç me lejoni të ju informoj se po e mbyll sot iniciativën humane duke e arrit shumën e nevojshme (155.000€) e gjithashtu ju informoj se te gjitha te hollat cent për cent nga dita e parë deri me sot ku edhe po e mbyllim këtë iniciativë humane janë pranua vetëm nga familja e pjesëtares se Policisë së Kosovës (Visares)”, ka shkruar Adnan Hyseni në “Facebook”.