Falë Klubit të Gjimnastikës ‘Elita’ valon flamuri i Kosovës në Greqi
Në qytetin e Selanikut të Greqisë është duke u mbajtur aktiviteti ndërkombëtar i Gjimnastikës ‘Horizon Cup’.
Në këtë aktivitet janë duke marrë pjesë 19 shtete, ndër to edhe Kosova me Klubin e Gjimnastikës ‘Elita’.
Përkrah flamujve të shteteve pjesëmarrëse, ka valuar edhe flamuri i Kosovës. Në fillim organizatori i këtij aktiviteti nuk e kishte paraparë që në rendin e flamujve të shteteve të jetë edhe ai i Kosovës, por këmbëngulësia e përfaqësuesve nga Kosova, duke kërcënuar edhe me largim nga kjo garë, Federata e Gjimnastikës e Kosovës ka njoftuar Komitetin Olimpik të Kosovës, FIG-un, UEGU-n dhe pas trysnisë së tyre, organizatori ka shqyrtuar edhe një herë kërkesën dhe e ka lejuar vendosjen edhe të flamurit të Kosovës.
Shtetet pjesëmarrëse me garueset e tyre: Greqia, Anglia, Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Belgjika, Danimarka, Rumania, Sllovenia, Palestina, Qipro, Serbia, Zvicra, Kanada, Çekia etj. Garat janë duke u mbajtur në katër disiplina, ndërsa Kosovën janë duke e përfaqësuae garueset: Vilëza Zeqiri, Valëza Rama e Lisa Zeqiri me trajnerët e tyre Shkumbin Maqastena e Abeliana Bregu.
/Epoka e re/.