“Falë mbështetjes së Serafim Consulting ne arritëm 5 kontrata”/ Biznesmeni nga Kosova falënderon konsulencën e Isak Nezirit
Biznesmeni nga Kosova, Sahit Abazi ka falenderuar përzemërisht kompaninë e Isak Nezirit, “Serafim Consulting”.
Ai ka treguar për ndihmën që i’a ka ofruar kjo kompani e afaristit Neziri dhe që përmes tyre që kanë arritur t’i nënshkruajnë pesë kontrata.
“Unë sot i konsultova letrat e bashkëpunimit më “Serafim Grup” dhe doli që për një vit falë mbështetjes së Isak Nezirit dhe kompanisë së tij ne i kemi marrë pesë kontrata, si kompani të jemi falenderues juve sepse kjo është një mundësi shtesë për neve dhe falenderimi është më e pakta që mund të bëjmë, Isak Neziri është tip motivues, prandaj besoj që rruga juaj deri këtu nuk ka qenë e lehtë dhe njerëzit gjithmonë shohin vetëm suksesin dhe jo rrugën dhe vështirësitë që ke kaluar për të arritur këtu ku je”, tha ai.