Faleminderit 26 241!

06 mars 2025 | 16:12

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për besimin që ia kanë dhënë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se kjo mbështetje është nder dhe përgjegjësi për të.

Në këtë kontekst, ai është zotuar se do të punojë për të mirën e vendit, pavarësisht pozicionit që do ta ketë.

“Jam jashtëzakonisht falënderues për 26,241 njerëz anekënd Kosovës, edhe në diasporë, për besimin e dhënë që të jem sërish deputet në Kuvendin e Kosovës. Ky është një nder dhe përgjegjësi, që të jem në krye të detyrës sime për të përfaqësuar interesat e popullit për një jetë më të mirë, për demokraci të shëndoshë, liri të shprehjes, ekonomi të zhvilluar, energji që prodhon dhe arsim që edukon. Në çdo detyrë timen, e në veçanti si deputet, jam përpjekur të jap angazhim maksimal. Njëjtë do të veproj edhe në këtë mandat. Falënderoj secilin aktivist të Partisë Demokratike që u angazhua maksimalisht në këto zgjedhje për ta forcuar partinë që përfaqëson vlerat historike për shtet, vlerat e punës, dijes dhe vizionit për të ardhmen. Falënderoj në veçanti çdo aktivist që më besoi dhe më mbështeti edhe në këto zgjedhje. Nuk do të jetë aspak kohë e lehtë për Kosovën. Por, duke punuar me nder dhe përgjegjësi, mund të bëjmë gjëra të mira për vendin, pavarësisht pozicionit”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Ndërprerja e ndihmës ushtarake nga Shtetet e…