Faleminderit Gjeneral!
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar për dorëheqjen e Rrahman Ramës nga posti i komandantit të FSK-së.
Hoxhaj ka thënë se kur ishte në postin e ministrit të Jashtëm, me gjeneralin, Rrahman Rama kanë pasur takime në selinë e NATO-s, në Pentagon, në Uashington, Bruksel dhe kryeqytete tjera botërore, dhe sipas tij, nga aty ka parë profesionalizmin dhe integritetin e lartë të tij.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
Faleminderit Gjeneral!
Si ministër i Jashtëm, me gjeneralin, Rrahman Rama kemi pasur takime në selinë e NATO-s, në Pentagon, në Uashington, Bruksel dhe kryeqytete tjera botërore. Aty kam parë profesionalizimin, integritetin e lartë të tij. Gjenerali Rama, si pakkush personifikon profesionalizmin dhe suksesin e FSK-së, duke qenë pjesëmarrës kryesor i transformimit të TMK-së në FSK!