Faleminderit mërgimtarë

05 gusht 2018 | 12:55

Hapi krahët Kosova jonë
na erdh vera, na u kthye buzëqeshja
nga katër anët e globit jemi nisë
me u bashku ku jemi lind e rritë

Na ka marrë malli për atë tokë të shenjtë
për ato fusha, të bukurat bjeshkë e male
djepat kuq e zi, varret e të parëve
për familjet, ujin e burimeve, sofrën në shtëpi
bukën e nënës, më të mirën meny

Na ka marrë malli me i pa shqipet në qiell
me u bashku në vallen shqiptare
me shiju ndeja, dasma e flija në dreka
me na fol shqip nipa e mbesa

Mirë se vini o faqebardhë
faleminderit mërgimtarë
shkuat pa dëshirë, po jetoni me mall
dhatë djersë, mund, gjak, lot e pare
për atdheun tuaj, tokën e të parëve

Na bëtë krenarë në katër anët e botës
na dhatë jetë, liri e forcë
të mbytur në mall, me zemër të thyer
na bëtë të fortë

Mirë se vini shqipet tona
vendin tuaj s’e zë kush
dasmë të madhe bën Kosova
të bashkuar s’na tremb kush

Oj Kosovë të qofshim falë
të kem nënë, na ki vajzë e djalë
jem në mërgim të mbushur me mall
mundi, djersa, dija jonë
janë tuajat përgjithmonë

Jetojmë për ty, të kem në zemër
E bukura jonë, i shenjti emër.

(Arben DRESHAJ)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Vinca “Babai im, që s’ishte vetëm imi, baca Adem,…