Faleminderit të gjithëve për urimet!
18 prill 2020
| 21:03
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka falënderuar të gjithë ata që ia kanë uruar ditëlindjen.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se një pjesë të madhe të jetës së tij profesionale ia ka dhënë Prishtinës.
“Faleminderit të gjithëve për urimet! Nuk po tregoj sa vjet i kam bo (42), por një pjesë të madhe të jetës sime profesionale ia kam dhënë Prishtinës. Jam i lumtur për këtë punë. Prishtina është komunitet i pazëvendësueshëm për mua. Kënaqësi me qenë në shërbim sepse Prishtina të jep vullnet e zemër. Ju dua!”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/