Faleminderit të gjithëve që më mbështetët në procesin zgjedhor!

12 shkurt 2025 | 20:25

Kandidati për deputet i PDK-së, Ragip Xhaka, ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që e mbështetën në procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

“Me mirënjohje të thellë për çdo votues, aktivist dhe qytetar që dha kontributin e tij për një Kosovë ma mirë. Mbi 200 mijë qytetarë i dhanë besimin partisë tonë, një përkrahje e fuqishme dhe shtysë që ne të shikojmë përpara”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Ai ka theksuar se një falënderim i veçantë shkon për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza dhe për kryetarin i PDK-së, Memli Krasniqi, që gjithmonë i kanë qëndruar besnik vizionit për një shtet të fortë dhe të barabartë.

“Angazhimi juaj është frymëzim për të gjithë ne! Faleminderit edhe njëherë!”, ka shkruar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i rëndë ndodhi sot në Skenderaj, ku një…