Falënderim i përzemërt për Federatën Shqiptare të Futbollit

22 prill 2020 | 12:22

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka ndërmarrë një nismë mjaft interesante këto ditë. Me moton “Mjekët Kombëtarja Jonë” dhe në shenjë vlerësimi ndaj tyre në fanellat e përfaqësueses do të vendoset emri i mjekëve, infermierëve, sanitarëve, drejtuesve të mjeteve shëndetësore dhe gjithë personelit të përfshirë në vijën e parë kundër Covid-19 si Kombëtaren Tonë.

Falënderime të përzemërta Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për mbështetjen morale për bluzat e bardha, që u ka takuar të jenë në frontin e parë të luftës për shërimin e të sëmurëve të infektuar nga koronavirusi, duke ju dhuruar sot simbolin kuq e zi të Kombëtares sonë! Këto dhurata simbolike janë mbështetje dhe inkurajim për bluzat e bardha dhe shprehje e unitetit në këtë moment historik.

Ilda Poda

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Siguri, Integrim dhe De-radikalizim (INSID) ka mbajtur forumin…