FALENDERIM PUBLIK!
Në prag të 20-vjetorit të çlirimit të Atdheut tonë Kosovës nga Serbia pushtuese, që u realizua me luftën titanike e heroike të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS dhe ndihmës kolosale e vendimtare të SHBA-së dhe NATO-s, e në 20-vjetorin e çlirimit të Komunës së Gjilanit, njëra nga rrugicat e lagjes së Smakajve në fshatin tonë Cernicë, nderohet me emrin e stërgjyshit tonë Sylejman Sylejmani, luftëtarit të lavdishëm të çetave liridashëse të Komandantit e strategut legjendarë të Grykës së Kaçanikut Idriz Seferi!
Në emër të fisit të Babës Sylë dhe në emrin e familjes së madhe 93 anëtarëshe Sylejmani që jetojmë në këtë rrugicë në lagjen e Smakajve, e falënderojmë komisionin e të gjitha niveleve të Komunës së Gjilanit për përcaktimin dhe vendimin që kjo rrugicë tani e tutje të mbaje emrin e stërgjyshit tonë!
Pjesëtarët e familjes SYLEJMANI të Lagjes SMAKAJ!
Ismet Sylejmani
Ish-anëtar e zëdhënës i Komandës së Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së!
Cernicë, më 16 Qershor 2019!