Falet Fitër Bajrami, Tërnava bën thirrje që të shmangen vizitat familjare

24 maj 2020 | 07:53

Myslimanët e Kosovës sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjërimit njëmujor të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kësaj here për shkak të pandemisë Covid-19, nuk është organizuar falja e Fitër Bajramit në xhamitë e Kosovës.

Ceremonia e faljes së Namazit të Fitër Bajramit është mbajtur në Xhaminë e madhe në Prishtinë, në prezencë të një rrethi të ngushtë të zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në emër të Bashkësisë Islame në Kosovë, Tërnava ua ka uruar të gjithë besimtarëve festën e Fitër Bajramit duke iu lutur Allahut që t’i pranojë ibadetet e tyre.

Ai ka thënë se është me ndjenja të përziera si asnjëherë më parë për shkak se këtë mesazh po e përcjell pa xhemat në Xhaminë e Madhe në Prishtinë për shkak të rrezikut nga përhapja e pandemisë Covid-19.

“Në këtë ditë Bajrami ju ftoj që të keni durim edhe për pak kohë derisa të kalojë rreziku. Ju ftoj që të shmangi vizitat familjare vetëm e vetëm për ruajtjen e shëndetit tonë”.

“Lutuni në shtëpitë tuaja, bëni namaz, festoni, uroni njëri-tjetrin me mjetet komunikuese. Dashtë Zoti që sa më shpejt t’i kthehemi normalitetit”, ka thënë Tërnava.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sonte në…