Falimenton kompania ajrore ‘Germania’

05 shkurt 2019 | 19:18

Kompania ajrore Germania ka paraqitur kërkesë për falimentim dhe ka njoftuar se ka anuluar të gjitha fluturimet.

Germania ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesën për falimentim në Berlin të hënën në mbrëmje.

“Fatkeqësisht, nuk kemi arritur me sukses të kompletojmë përpjekjet tona financiare për të arritur likuiditetin e nevojshëm në afat të shkurtër kohor. Me shumë keqardhje, si pasojë, nuk kemi pasur zgjedhje tjetër, pos që të kërkojmë falimentimin”, ka thënë drejtori i Germania, Karsten Balke.

Nga ky falimentim, nuk janë prekur Swiss Germania Flug dhe Bulgarian Eagle.

Air Prishtina ka zëvendësuar të gjitha fluturimet, në bashkëpunim edhe me partnerët e tjerë ajrorë, njofton albinfo.ch.

Swiss Germania Flug nuk është prekur nga falimentimi dhe të gjitha fluturimet nga Zvicra drejt Prishtinës, Shkupit dhe Ohrit vlejnë sipas orarit të paraparë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se…