Falja e namazit të Kuban Bajramit në Shqipëri, sipas protokolleve anti-Covid

30 korrik 2020 | 10:20

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka njoftuar se është anuluar pritja tradicionale për festën e Kurban Bajramit, por ka bërë me dije se falja e namazit do të kryhet në xhami sipas protokolleve të masave anti-Covid.

Kryetari i këtij komuniteti, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një prononcimi të publikuar në rrjetet sociale.

“I lutem Zotit të Madhëruar që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve, më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit”, ka thënë Spahiu.

Ceremonia qendrore e namazit të Kurban Bajramit pritet të kryhet në xhaminë e “Kokonozit”, ku falja e namazit do të mbahet duke respektuar masat e higjienës dhe distancimit social.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara regjistruan 1 267 viktima nga koronavirusi në…