Familja amerikane në Çikago, librat e bibliotekës ua shpërndan lexuesve

29 prill 2025 | 21:16

Skënder Karaqica

Familja amerikane në Orland Park në Çikago, librat e bibliotekës ua shpërndan lexuesve që parakalojnë nëpër këtë lagje të bukur urbane.
Në hyrje të shtëpisë, kalimtarët e rastit e shohin lajmin se lexuesit e pasionuar të librit, mund të marrin sipas dëshirës librin e shkrimtarit të preferuar dhe pas leximit librin duhet kthyer në bibliotekën e familjes në Orland Park të Çikagos.
Po atë ditë, që na rastisi të shohim nga afër nismën e familjes amerikane,kalimtarët ndalin për pak çaste dhe i përzgjidhnin librat të gjitha zhanreve të krijimtarisë letrare, i merrnin ato pa ndonjë proicedurë “administrative” dhe shkonin për të kryer obligimet e ditës dhe për të lexuar librat në kohën e lirë nga biliblioteka e familjes amerikane.
Nisma e bibliotekës nga shtëpia për lexuesit kalimtarë nëpër lagjën amerikane në Orland Park në Çikago, na la mbresë në tiparët e frymës së qytetërimit se bota e librit di të gjykojë dhe të ndryshojë rrjedhën e botës në planetin e shqetësimeve, të stresit dhe të zhurmës të jetës urbane.
Nisma në Orland Park të Çikagos, është fryma e qytetërimit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një…