
Familja atdhetare Rashiti nga Llashtica në përkrahje të Hisen Berishës për deputet
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, në kuadër të fushatës elektorale ka qëndruar në familjen e Xhevat Rashitit në Llashticë të Gjilanit.
“Aty ku tradita dhe atdhetaria gërshetohen, Llashticasit e Gjilanit edhe një herë dëshmuan se mbeten besnikë ndaj vlerave të lirisë dhe të ardhmes së sigurt për Kosovën! Kjo familje e qëndresës, që i dha luftës heronj e luftëtarë si Mejdi Korani, Urim Mehmeti, heronj si Kujtim Vranoci dhe legjendën e Koshares Xhevdet Qaili – Drakulla, e mbështet fuqishëm PDK-në, programin e saj të zhvillimit dhe të mundësive, duke më besuar mua dhe kandidatin e tyre Ilir Tahiri për të vazhduar të jemi zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar në “Facebook” Berisha.
Ai ka thënë se ky besim është për Partinë Demokratike dhe për kryeministrin e qeverisë së ekspertëve, pas referendumit për shpëtimin e Kosovës më 9 shkurt 2025, me një vizion të qartë, për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të mirë. “Llashtica më 9 shkurt voton PDK! Llashticasit votojnë për fitoren e madhe të Kosovës!”, ka shkruar 67-shi i PDK-së.