Familja Berisha hap të pame për djalin e tyre, Ardijanin në Nju Jork
13 gusht 2022
| 19:09
Para disa ditësh ka ndërruar jetë Ardijan Berisha, 25-vjeçar, nga South Salem New York, djali i Hysni Berishës, i vetemi i familjes nga Irzniqi i komunës së Deçanit.
Familja Berisha ka njoftuar se nesër, më 14 gusht, do të hapin të pame në
restoranin “Tre Angelina” në këtë adresë: 478 Mamaroneck Ave, White Plains NY. 10605.
Ardijani ishte futbollist dhe studiues. Mbaroi masterin për Biznes dhe ishte në fazën PHD.