Familja Dehari e publikon foton e tortës që Kurti ia dërgoi vajzës së Astritit për ditëlindje

11 maj 2020 | 18:24

Arsa Astrit Deharit, sot feston ditëlindjen. Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti i’a ka dërguar asaj një ëmbëlsirë.

Kështu ka bërë të ditur babai i Astritit, Avni Dehari, i cili e ka falënderuar Kurtin, përmes një postimi në “Facebook”.

“Albin, faleminderit shumë për tortën për ditëlindjen e Arsës. Të fala të përzemërta Arsa, Arta , Xhemilja dhe Avniu”, ka shkruar ai. (A. M / Epoka e re).

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1581327548701922&set=a.115186125316079&type=3

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka rezultuar negativ në testin për coronavirus zyrtari i Ministrisë…