Familja Demaj nga Drenasi fituese e banesës nga “Vala”
Drejtori i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa së bashku me Kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovcin, u’a dorëzuan çelësat e banesës në Drenas, familjes Demaj nga fshati Obri, e cila e fitoi këtë banesë me 3 Euro në saje të lojës shpërblyese.
“Sot, së bashku me Kryetarin e Drenasit z. Ramiz Lladrovcin, u dorëzuam çelësat e banesës ne Drenas familjes fatlume Demaj nga fshati Obri, e cila familje me 3 Euro mbushje, pati fatin të fitoje banesë. Kjo është banesa e dyte brenda një periudhe kohore prej më pak se tre muaj ku #Vala jep shpërblim, si rezultat i lojës shpërblyese që Telekomi i Kosovës është duke organizuar në kohët e fundit”, shkroi Musta në profilin e vet në “Facebook”.
Ai po ashtu, shkroi se fituesi i banesës tjetër do të mësohet gjatë tërheqjes publike të kuponit fitues në pjesën e dyte te muajit Shkurt. “Ne ndërkohe, çdo jave vazhdojmë me shpërblimet tjera të shumta që #Vala jep për klientët e vet qe marrin pjesë në lojën shpërblyese.#Valaime”, shkroi Mustafa.