Familja Dragusha kërkon ndihmë financiare për shërimin e vajzës, Ninës
Rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmë për shërim jashtë vendit, janë të shpeshta. Në pamundësi të kushteve financiare ata shpesh herë detyrohen të shtrijnë dorën dhe të kërkojnë ndihmën e njerëzve vullnetmirë.
Me një moment të tillë po përballen edhe familja Dragusha, të cilët po kërkojnë ndihmë për dërgimin e vajzës së tyre për shërim në Turqi, që kushton 144.000 euro.
“Përshëndetje familjar, miq dhe dashamirë. Nina jonë e bukur është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është diagnostifiku me tumorin Neuroblastoma në Abdomen i cili shërimin duhet ta marrë urgjent në Turqi, i cili kushton 144.000 euro. Unë dhe Tina kur kemi filluar bashkë rrugëtimin jetësor, kishim imagjinuar të jemi gati me të gjitha sfidat e jetës por në realitet qenka shumë ndryshe, si prindër jemi të thyer. I madhi Zot po të jepke forcë dhe sabër me i përballu këto sprova dhe lutemi te Allahu ti jep shërim vajzës tonë Ninës. Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë Ninën në mënyrë financiare, Llogaria e Bankës është: Leutrim Dragusha 044777232. Adresa Prishtinë, Bernice. IBAN: XK05 2033000108638067 – Teb Bank IBAN; XK05 2033000080660163 Florentina Ajvazi. Prishtinë, Bernice Sëift Code: TEBKXKPR Florentina Ajvazi”, thuhet në njoftimin e prindërve të Ninës.