
Familja e Asadit ikën në Rusi, Kremlini dhe Irani braktisin liderin sirian
07 dhjetor 2024
| 21:30
Familja e Bashar al-Assad është larguar në Rusi, ndërsa forcat rebele nisën një ofensivë duke pushtuar një pjesë të territorit në të gjithë Sirinë veriore.
Një burim i afërt me Kremlinin i tha Bloomberg News se Moska nuk kishte plane për të shpëtuar presidentin sirian, ndërsa Vladimir Putin thuhet se ishte i neveritur nga raportet se trupat e regjimit po largoheshin nga pozicionet e tyre. Poashtu edhe Irani ka hequr dorë nga Siria.