Familja e dëshmorit Xhavit Sylaj bëhet me banesë
17 shtator 2019
| 10:14
Familjes së dëshmorit Xhavit Sylaj sot iu është dhuruar një banesë.
Këtë e ka bërë me dije se kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se komuna do të ndajë edhe në vazhdim banesa të tjera, derisa të zgjidhet plotësisht çështja e banimit për familjet e dëshmorëve.
Shkrimi i plotë i tij:
Familjes së dëshmorit Xhavit Sylaj, sot iu nda një banesë.
Bashkëshortja dhe djali i tij Jahiri, sot kanë pranuar çelsat e banesës.
Komuna do të ndaj edhe në vazhdim banesa të tjera, derisa të zgjidhet plotësisht çështja e banimit për familjet e dëshmorëve.
Kujdesi nga institucionet do të vazhdoj, si obligim dhe respekt ndaj atyre që dhanë për lirinë e e vendit.
Bali Muharremaj